E diel, 19 Janar, 2025

Koordinatori i cilësisë, Arben Sufaj: Në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë nga tetori i 2021-tës nuk i lejojnë nxënësit me telefona në orë të mësimit

- Advertisement1-

Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë ka filluar nga ky muaj të ndalojë telefonat mobil për nxënësit gjatë procesit mësimor, shkruan AlbanianEducation.net.

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë e ka mirëpritur një organizim të tillë dhe ka thënë se ky shembull duhet ndjekur edhe nga shkollat tjera.

- Advertisement -

Megjithatë një shkollë po në Gjakovë ka tre vite që aplikon marrjen e telefonave të nxënësve para se të fillojë mësimi.

Koordinatori për sigurim të cilësisë, Arben Sufaj, në shkollën”Kadri Kusari” në Gjakovë, ka thënë se në shkollën e tyre prej tetorit të vitit 2021 kanë filluar të marrin telefonat e nxënësve para se të fillojë mësimi.

“Në shkollën e mesme profesionale “Kadri Kusari” në Gjakovë kemi filluar që të aplikojmë marrjen e telefonave gjatë procesit mesimorë që nga tetori i viti 2021. Nxënësit në fillim të orës së parë të mësimit i dorëzojnë telefonata në kuti, ndërsa orën e fundit të mësimit i marrin. Telefonat vendosen më nje kuti të mbyllur dhe qëndrojnë në Sallën e mësimdhënësve”, ka thënë Sufaj për AlbanianEducation.net.

Ai ka treguar se në fillim ky proces i ka pas sfidat e veta, pasi ka pasur nxënës që kanë hezituar ta dorëzojnë telefonin, mirëpo në takimet me prindër, Këshillin e Nxënësve, ju është sqaruar qëllimi i aplikim të kësaj metode.

“E që qëllimi ynë si shkolla ka qenë dhe është që nxënësit gjatë orës mësimore të koncentrohet ( ta kenë vëmendjen te ora e mësimit) në mësim e jo të mbajn mendjen tek telefoni se kush po e thërret apo kush po i dërgon sms. Procesi edhe këtë vit është duke vazhduar, pasi ka edhe shkolla të tjera në komune e Gjakovës por edhe më gjerë që çdo vit janë duke e aplikuar marrjen e telefonave gjatë mësimit pasi ka treguar efekte pozitive ne mësim. Për ketë veprim jemi bazuar edhe në UA 20/ 2018 te nxjerrur nga MASHT”, ka thënë Sufaj. /AlbanianEducation.net/.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...