KONTRIBUTI I NJË PENSIONISTI: Njihuni me Halil Ramadanin, i cili vazhdon të ndihmojë shkollën ‘Pjetër Bogdani’

- Advertisement -

Halil Ramadani ka një vit që ka dalë në pension, por vazhdon ta ndihmojë shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet se me pasionin e tij për artin dhe me shkrimin e bukur që e karakterizon, ai çdo herë që shkolla ka nevojë, pa hezitim e ndihmon me përkushtim maksimal.

- Advertisement -

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Kontributi i një pensionisti për shkollën tonë 🎨

Arsimtari ynë Halil Ramadani, tashmë një vit në pension, vazhdon ende të jetë pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë shkollor. 💫

Me pasionin e tij për artin dhe me shkrimin e bukur që e karakterizon, ai çdo herë që kemi nevojë, pa hezitim vjen dhe na ndihmon me përkushtim maksimal. ✍️

Kontributi i tij është shembull frymëzimi për të gjithë ne, dëshmi se dashuria për shkollën dhe për nxënësit nuk njeh moshë. 🌟

🙏 Faleminderit, profesor Halil, për gjithçka që vazhdoni të bëni për shkollën tonë!