E diel, 19 Janar, 2025

Kontratë pune e prindërve për ta regjistruar fëmijën në çerdhe: Sa është e drejtë kjo?

- Advertisement1-

Edhe sivjet disa komuna po ju kërkojnë prindërve kontratën e punësimit, për pranim në institucione parashkollore.

Pavarësisht se Avokati i Popullit ka konstatuar se kërkesa për kontratën e punësimit të prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit të konkurseve për pranim në institucione parashkollore si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do të shqyrtohen është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr.19/2016, komunat edhe sivjet po kërkojnë një dokument të tillë.

- Advertisement -

Një prind nga Malisheva ka konfirmuar për Albanian Kids Education se për t’ia regjistruar fëmijën në çerdhe ja kanë kërkuar kontratën e punës.

“Po unë fëmijën tim do ta çoj në çerdhe pasi dy prindërit punojmë dhe nuk ka kush kujdeset. Për ta regjistruar fëmijën ne cerdhe, në konkurs na është kërkuar që edhe kontrata e punës”, ka thënë ky prind që ka dashur të jetë anonim.

Një prind tjetër poashtu në kushte anonimiteti thotë se për ta regjistruar fëmijën në çerdhe i kanë kërkuar kontratën, çka e vlerëson të padrejtë.

“Po na kërkojnë edhe kontratën e punës, por ne punojmë te privat e nganjëherë edhe me vëshitrësi na i japin, veç për ndonjë kredi”, ka deklaruar ky prind.

Avokati i Popullit konstaton se kërkesa që prindërit të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...