E diel, 23 Shkurt, 2025

Kontrata kolektive – paditet MAShTI

- Advertisement1-

Sipas kontratës kolektive ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t të nënshkruar në vitin 2017, mësimdhënësëve të Kosovës u takojnë shpërblime jubilare dhe shtesa të shujtave.

Mirëpo, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Edhe pse çështja ka mbetur ende pezull, megjithatë, shtesat mësimdhënësëve janë detyruar t’ua japin komunat, që sipas Drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, janë dëmtuar shumë.

Në një intervistë për emisionin KIKS Kosova, Ibrahimi pohoi se komunat nuk janë kundër kontratës por kundër asaj që pasojat financiare po i bartin vetë ato. Andaj, asociacion e ka paditur MAShTI-n.

“Procesi është në gjykatë, ka disa komuna që kanë pranuar informacione nga gjykata që kanë thënë që këto lëndë janë dërguar në Gjykatën Komerciale dhe po e presim verdiktin. Komunat kërkojnë vetëm rimbursimin e mjeteve që janë marrë si pasojë e nënshkrimit të kontratave kolektive”, tha, ndër të tjera, ai. KlanKosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...