E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kontrata Kolektive e Punës vjen me disa risi për punonjësit e arsimit parauniversitar

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije disa ndryshime që vijnë me kontratën e re kolektive të punës për punonjësit e arsimit parauniversitar, e cila u nënshkrua me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.

Pas negociatave të finalizuara me sukses ministrja Kushi nëpërmjet një postimi bëri të ditur disa nga risitë në interes të mësuesve por edhe të nxënësve, të cilat vijnë me këtë kontratë të rinovuar.

- Advertisement -

“Tashmë çdo mësues që plotëson moshën për pension pleqërie, pavarësisht nëse është fillim apo fund i vitit shkollor, mund të vazhdojë punën deri në përfundim të periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj. Kjo risi do t’u sjellë nxënësve fillimin dhe përfundimin e mësimit të një tremujori me të njëjtin mësues, si një faktor pozitiv për zhvillimin psiko-social të nxënësve dhe rezultate më të mira në mësimnxënie” – thekson ministrja.

Ndërkohë, mësuesit e cilësuar si “invalidë pune”, do ta kenë në përputhje me vendimin e KMCAP jo vetëm ngarkesën mësimore, por dhe kohën e qëndrimit në punë.

Për sa i përket normës mësimore të reduktuar nga 6-8 orë në javë, atë e përfitojnë edhe Kryetarja e Komisionit të Gruas dhe Kryetari i Komisionit të Rinisë në nivel kombëtar.

Ministrja Kushi thekson se për herë të parë Kontrata Kolektive e Punës mbështetet në standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat e mira të OECD, duke e përafruar këtë kontratë me kontratat e vendeve të BE. Tashmë çdo mësues që plotëson moshën për pension pleqërie, pavarësisht nëse është fillim apo fund i vitit shkollor, mund të vazhdojë punën deri në përfundim të periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj.

Kjo risi do t’u sjellë nxënësve fillimin dhe përfundimin e mësimit të një tremujori me të njëjtin mësues, si një faktor pozitiv për zhvillimin psiko-social të nxënësve dhe rezultate më të mira në mësimnxënie.

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...