E diel, 23 Shkurt, 2025

Konstituohet menaxhmenti i ri i UP-së: Këta janë prorektorët e rinj dhe u.d sekretari i përgjithshëm

- Advertisement1-

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, rektori në ardhje Arben Hajrullahu e ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të punoj deri me 15 shtator 2028.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, ka theksuar se me statutin e ri, prorektorët emërohen nga Rektori dhe më nuk do të hidhen në votim për t’i emëruar Këshilli Drejtues.

- Advertisement -

Sipas tij, ‘kjo më parë ishte pjesë e ‘ngërçit’ ose e pazareve që bëheshin para funksionalizimit të menaxhmentit të lartë, me statut të ri nuk do të ndodhë as për Prorektor madje as për Prodekan’.

Sahiti në Facebook ka shkruar se ekipi që është zgjedhur nga rektori Hajrullahu, është si më poshtë:

Prof. Asis. Dr. Albana Berisha Qehaja, Prorektor Për Buxhet, Financa dhe Bashkëpunim me Sektorin Publik dhe atë Privat;

Prof. Asoc. dr. Avni Hajdari, Prorektor për Kërkime Shkencore, Projekte dhe Inovacion;

Prof. Asoc. dr. Naim Jerliu, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Personelit Akademik dhe Botime;

Prof. Asis. dr. Rozafa Basha, Prorektor për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas tij, një profil tjetër për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, do të bëhet e ditur ditëve në vijim, ‘që gjithsesi do të jetë profesoreshë pasi Statuti i ri obligon që të respektohet kuota gjinore’.

“Në kryesimin e Këshillit Drejtues jam i lumtur që dy menaxhmentet e fundit kanë respektuar kuotën gjinore dhe kemi 3 Profesorë dhe 3 Profesoresha në menaxhmentin e lartë”, ka shkruar ai në Facebook, duke i uruar shumë suksese menaxhmentit të ri. /AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...