E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Konstatohen keqvlerësimet në dhënien e bursave elitare, MAShTI plotëson listën e përfituesve

- Advertisement1-

Një grup prej 20 studentësh të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës janë ankuar në Ministri të Arsimit me pretendimin se ndonëse e meritojnë bursën elitare për vitin akademik 2024/2025, nuk janë zgjedhur si përfitues të saj.

16 prej këtyre studenteve dhe studentëve të drejtimit “Mjekësi e Përgjithshme”, në Fakultetin e Mjekësisë në UP, kanë raportuar në KALLXO.com se i plotësojnë kriteret e Konkursit për ndarjen e bursave elitare nga Ministria e Arsimit, për vitin akademik 2024/2025 të datës 15.11.2024.Sipas tyre, ata u penalizuan nga Ministria e Arsimit me arsyetimin se i kanë 174 kredi, e në bazë të Konkursit u kërkohen t’i kenë 60 kredi për një vit akademik. Ata kanë të përfunduar vitin e tretë të studimeve bachelor dhe i bie që duhet t’i keni 180 kredi.

- Advertisement -

Studentët thanë se nuk mund t’i kenë 180 kredi, pasi lënda “Mjekësi interne” është lëndë trisemestrale, që fillon në semestrin e gjashtë (semestri i dytë i vitit të tretë) dhe përfundon në semestrin e tetë (semestri i dytë i vitit të katërt). Këtë çështje e ka konfirmuar edhe sekretari i Fakultetit të Mjekësisë në UP, Visar Muqaj, përmes një sqarimi që i kishte dërguar Ministrisë së Arsimit.

Ndonëse KALLXO.com e ka pyetur Ministrinë e Arsimit nga data 26.12.2024 për këta studentë, ata nuk kanë dhënë përgjigje, por ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë një Vendim, më 30.12.2024.

Shkrimi i plotë nga KALLXO.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...