E hënë, 24 Shkurt, 2025

KONKURS: Vende të lira pune për mësimdhënës të gjuhës angleze dhe gjermane

- Advertisement1-

MindBulb Education – Thirrje për Aplikime për Mësimdhënës/e të Gjuhës Angleze dhe Gjermane

Rreth MindBulb Education

- Advertisement -

MindBulb Education është një shkollë private që ofron kurse të gjuhëve të huaja, kurse të matematikës dhe të mësimit plotësues ndër të tjera. Qëllimi i MindBulb Education është të ofroj mësim të cilësisë së lartë duke përdorur metodat më inovative dhe interaktive të të mësuarit. Përgjatë kurseve, MindBulb Education synon të zhvilloj te nxënësit aftësi të buta, të tilla si komunikimi efektiv, puna në grup, mendimi kritik dhe kreativiteti në mënyrë që të i përgatis ata për tregun e punës në të ardhmen.

Rreth Rolit

Ne jemi në kërkim të mësimdhënësve të përkushtuar për pozitat e mëposhtme:

  • Mësimdhënës/e të gjuhës angleze
  • Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Planifikimi dhe përgatitja e planeve dhe materialeve mësimore.
  • Zhvillimi i njësive mësimore në mënyrë kreative dhe lehtë të kuptueshme duke ndjekur metodat e MindBulb Education.
  • Udhëzimi dhe monitorimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore.
  • Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
  • Mbajtja dhe përditësimi i shënimeve të sakta dhe të rregullta mbi përparimin dhe zhvillimin e nxënësve.
  • Sigurimi i një larmie materialesh dhe burimesh mësimore për përdorim në aktivitetet edukative.
  • Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës dhe zhvillimit të nxënësve.
  • Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave të shtëpisë dhe testeve.
  • Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në takime me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara.

Rreth Teje

Kualifikimet e kërkuara për këtë rol përfshijnë:

- Advertisement -rrrrrrr
  • Diplomë universitare në fushë relevante ose të qenurit student aktiv në vitin e tretë ose katërt të studimeve BA.
  • Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze ose gjermane.
  • Përvojë pune në mësimdhënie ose fushë të ngjashme.
  • Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën dhe për zhvillim profesional.
  • Kreativitet dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi.

Çka përfitoni ju?

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
  • Një ambient pune mbështetës dhe inovativ.
  • Pagë konkuruese.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe një përgjigje të pyetjës “Pse është kjo punë e vlefshme për Ju?” në adresën elektronike: [email protected] ose aplikoni përmes butonit ‘Apliko Këtu‘. Ju lutemi të siguroheni që aplikimi juaj të jetë i plotë në të kundërt aplikimi nuk do të konsiderohet.

Data e fundit për aplikim: 07 gusht, 2024.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...