Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs plotësues për studimet e doktoratës në vitin akademik 2025/’26.
Në këtë konkurs do të pranohen pesë studentë për të studiuar në programin e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë.
Kandidatët që konkurrojnë duhet që të mos e kenë notën mesatare më të ulët se tetë në të dy nivelet e mëparshme të studimeve, bachelor e master dhe duhet në këto nivele ta kenë kryer vetëm stomatologjinë.
Konkursi është i hapur nga 3 shtatori deri më 3 tetor 2025.
Aplikimi kryhet përmes linkut: https://apliko.uni-pr.edu/
Detajet e konkursit dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i gjeni të shpjeguara këtu.
Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave gjeografike ku jetojnë shqiptarët, është i vetmi universitet në vendin tonë i akredituar për studime doktorate.