KONKURS për rekrutimin e stafit akademik: 150 vende të lira në arsim

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik në fakultetet e UP-së.

UP-ja ka hapur 150 pozita të reja, 71 pozita për rekrutimin e stafit akademik me titull asistentë dhe 79 pozita për profesorë asistentë.

- Advertisement -

Konkursi është hapur sot, ndërsa do të mbyllet më 15 qershor 2023.

Në këtë LINK mund të gjeni konkursin.

Shuma e paraparë për të mbuluar rrogat e 150 personave si staf akademik është 1 milion e 755 mijë e 826 euro.