Shoqata Kosovare e Fizikës ka njoftuar se nxënësit (së bashku me mentorët e tyre) të klasëve të 9,10,11 dhe 12 që me eksperimentet origjinale fizike të marrin pjesë në konkurs për eksperimente origjinale në fizikë.
Fituesit e tri vendeve të para e fitojnë të drejtën që në mënyrë të drejtëpërfrejtë të marrin pjesë në Olimpiadën kosovare fizikës dhe të jenë kandidat për pjesëmarrje në Olimpiadat ndërkombtare të fizikës, dhe do të fitojnë nga 100 euro, shkruan Albanian Education.
Njoftimi:
Ftohen nxënësit (së bashku me mentorët e tyre) të klasëve të 9,10,11 dhe 12 që me eksperimentet origjinale fizike të marrin pjesë në:
K O N K U R S
për:
E K S P E R I M E N T E O R I GJ I N A L E N Ë F I Z I K Ë
FITUESIT E PUNËS EKSPERIMENTALE
Fituesit e tri vendeve të para e fitojnë të drejtën që në mënyrë të drejtëpërfrejtë të marrin pjesë në Olimpiadën kosovare fizikës dhe të jenë kandidat për pjesëmarrje në Olimpiadat ndërkombtare të fizikës. Në atë rast eksperimentet e tyre do të vlerësohet deri në 40% të pikëve të përgjithshme.
Fituesit e tri vendeve të para do të shpërblehen: vendi i parë -200 euro, vendi i dytë – 150 euro, vendi i tretë -100 euro.
PËRMBAJTA E PUNËS EKSPERIMENTALE
Punimi eksperimental duhet të ketë këtë përmbajtje:
Titulli i eksperimentit
Qëllimi i eksperimenit
Përshkrimi i aparaturës
Metoda e matjeve
Rezultatet
Përpunimi i rezultateve