Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin e dy mësimdhënësve në Programin e Ballkanistikës të Fakultetit të Filologjisë.
Konkursi për këto dy pozita është i hapur nga data 5 shtator deri më 19 shtator 2025, ora 16:00.
Kandidatët që aplikojnë për këto dy vende pune, dokumentacionin e kërkuar duhet ta dorëzojnë në mënyrë elektronike në adresën e Fakultetit të Filologjisë [email protected] ose në platformën online të Universitetit të Prishtinës: https://stafiakademik.uni-pr.edu.
Detajet e konkursit dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të shpjeguara në linkun:
Konkurs për Programin e Ballkanistikës të Fakultetit të Filologjisë.
Njëri nga profesorët që do të emërohet do të ligjërojë në programin bachelor:
Varietet e gjuhës së sotme ballkanike
Gjuhë e sotme ballkanike I (Kurs gjuhe – niveli A2)
Gjuhë e sotme ballkanike II (Kurs gjuhe – niveli B1)
Religjionet në Ballkan
Kontaktet e gjuhëve
Profesori tjetër do të ligjërojë në programin master:
Hyrje në teoritë kulturore
Teori postkoloniale
Shkrim akademik (për studentët që nuk flasin shqip)
Histori e Ballkanit të lashtë
Histori bizantine të Ballkanit
Histori e re e Ballkanit
Universiteti i Prishtinës – institucioni më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm i arsimit të lartë në Kosovë, i renditur më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkanin Perëndimor dhe botë – i pret me kënaqësi aplikimet për këto pozita.
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,3527