Kolegji Dardania me seli në Prishtinë shpall:
K O N K U R S
PËR STAF AKADEMIK – MËSIMDHËNËS ME ORAR TË PLOTË
Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania, neni 56, paragrafi 2, kandidatët mund të aplikojnë për pozitat si në vijim:
Staf Akademik – Mësimdhënës me orar të plotë për fushën:
Punë Sociale (2);
Psikologji (2);
Psikologji dhe shkenca bihejviorale (1);
Sociologji (1);
Ekonomi (1);
Studime menaxheriale (1);
Shkenca Politike (2);
Administrim Publik (1);
Kualifikimet e nevojshme
Kandidati/ja duhet të ketë gradën e doktorit të shkencës në fushën përkatëse.
Të ketë së paku punimin e doktoratës në lëmin përkatëse.
Dokumentet për aplikim:
Kërkesën me CV dhe letër motivimi;
Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
Dëshminë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuar;
Ekstrakti i lindjes;
Të paktën një punim shkencor në fushën përkatëse të publikuar në revista kredibile të indeksuara në Scopus/WoS.
Çertifikatën se ndaj tij nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
Dokumente tjera shtesë relevante (Certifikime, trajnime, mirënjohje, etj.).
Dorëzimi i aplikacionit:
Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikacionit të plotësuar duhet të dërgohet në e-mail [email protected] apo të dorëzohet në zyret e Kolegjit Dardania nga data 19.03.2024 deri me daten 09.05.2024 (adresa: rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93, Prishtinë). Kandidatët mund të aplikojnë edhe duke klikuar më poshtë në “APLIKO PËR PUNË”.
APLIKACIONIN shkarkoni KËTU