E shtunë, 21 Shtator, 2024

KONKURS: Këto shkolla të Prizrenit kërkojnë sekretar

- Advertisement1-

Komuna e Prizrenit ka hapur konkurs për 9 vende të reja pune për sekretar të shkollave, shkruan Albanian Kids Education.

Sekretar kërkohen për këto shkolla:

- Advertisement -

Gjimnazi ”Remzi Ademaj” në Prizren

Gjimnazi ”Gjon Buzuku” në Prizren

SHMLM ”Lorenc Antoni” në Prizren

SHFMU ”Emin Duraku” në Prizren

SHFMU ”Haziz Tola” në Prizren

SHFMU ”Fadil Hisari” në Prizren

- Advertisement -rrrrrrr

SHFMU ”Lekë Dukagjini” në Prizren

SHFMU ”Dëshmorët e Zhurit” në Zhur

SHFMU ”Gani Saramati” në Prizren

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prizrenit
Kategori
Institucione Publike
Numri i pozitave
9
RN00010060
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/10/2022
Afati për aplikim: 03/11/2022 – 10/11/2022

Në bazë të nenit 67 t Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Komuna e Prizrenit shpall këtë: KONKURS

Titulli i Vendit të punës: Sekretar/e
Institucioni: Komuna e Prizrenit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Zyrtarë Publik
Koeficienti: 7
Numri i Pozitave: 9 (nëntë)
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës / Institucionit Edukativo – arsimor
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar
Në këto shkolla:

Gjimnazi ”Remzi Ademaj” në Prizren
Gjimnazi ”Gjon Buzuku” në Prizren
SHMLM ”Lorenc Antoni” në Prizren
SHFMU ”Emin Duraku” në Prizren
SHFMU ”Haziz Tola” në Prizren
SHFMU ”Fadil Hisari” në Prizren
SHFMU ”Lekë Dukagjini” në Prizren
SHFMU ”Dëshmorët e Zhurit” në Zhur
SHFMU ”Gani Saramati” në Prizren

NJOFTIMI I PLOTË:

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;

Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;

Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Shkollimi i kërkuar:

Diplomë universitare në juridik, administratë publike, ekonomi.
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

2 vite përvojë pune profesionale;

Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse

Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;

Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;

Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ

Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Detyrat dhe përgjegjësitë e sekretarit të shkollës

Përpilon shkresa të ndryshme në emër të shkollës (akte, vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigjeetj., sipas kërkesës së drejtorit );

Mban të gjitha shënimet (të dhënat) e mësimdhënësve,të nxënësve dhe të personelit tjetër të shkollës;

Mban librin amë të të punësuarve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet), për azhurnimin e tyre, për përvojën e punës, për pushimet e lehonisë të mësimdhënëseve, kohën e pensionimit, si dhe kryen të gjithapunët e tjera administrative dhe, përmes drejtorit të shkollës, njofton DKA-në;

Ndihmon drejtorin në administrimin, drejtimin e shkollës dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës;

Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit, të udhëzimeve administrative të

MASHT dhe të aktevetë tjera juridike;

Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, me komunitetin, me arsimtarët dhe me drejtorët e shkollave tëtjera lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;

Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes, paanësisë dhe në programet e tolerancës; -Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe të administratëssë shkollës;

Regjistron të dhënat në SMIA, harton dhe monitoron statistikat dhe raportet e shkollës;

Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet që lidhen me administratën e shkollës;

Protokollon çdo kërkesë/ankesë me shkrim që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin eafateve zyrtare për përgjigje;

Pranon dërgesat postare, letra ose pako etj;

Kontrollon punën e punëtorëve tekniko-shërbyes dhe kërkon llogari për pastërtinë në ambientet brenda dhejashtë objektit të shkollës /oborr/.

Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës, DKA-ja apo MASHT. (në harmoni mepërshkrimin e detyrave të punës).

Dokumentacion i kërkuar:

Fotokopja e vërtetuar e diplomës

Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST

Ekstrakti i lindjes

Kopja e letërnjoftimit

Dëshmia që nuk jeni nën hetime

Certifikata të trajnimeve nëse keni

Konkursi do të jetë i hapur për 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 03.11.2022 deri më datën 10.11.2022 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen.

Udhëzime për aplikimin:

Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks- gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimit, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. – Prizren.

VËMENDJE:

Aplikimet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/. 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

KONKURS: Universiteti i Prishtinës hap vend të lirë pune

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për një vend të lirë pune. Vendi i lirë...

KONKURS: Kjo shkollë private hap vend të lirë pune për mësimdhënës

American School of Kosova ka hapur një vend të lirë pune për mësimdhënës,...

KONKURS: Dy vende të lira pune për edukatore

Akademia e Fëmijëve LAPSI në Prishtinë ka hapur konkurs për dy eduaktore për grup...

KONKURS: Vend i lirë pune për mësimdhënës/e për profilin e Ndërtimtarisë

Qendra e Kompetencës në Skenderaj ka hapur konkurs për mësimdhënës/e për profilin e Ndërtimtarisë,...