Komuna e Podujevës ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në institucionet arsimore të komunës.
Sipas njoftimit zyrtar, kërkohen tre sekretarë/e për SHFMU dhe SHML në Podujevë, me angazhim në zëvendësim.
Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në juridik ose ekonomik dhe njohuri të avancuara kompjuterike.
Afati për aplikim është nga 21 deri më 27 shkurt 2026, ndërsa aplikimet dorëzohen përmes platformës shtetërore të rekrutimit ose fizikisht në shërbimet komunale.