Konkurs i ri: Kjo shkollë private po kërkon mësimdhënës

- Advertisement -
London School në Mitrovicë ka hapur konkurs për mësimdhënës/e të gjuhës angleze dhe gjermane, si dhe koordinatore të projekteve, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
London School shpall konkurs pune për këto pozita të lira:
  • Mësimdhënës/e të gjuhës angleze
  • Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane
  • Koordinatore e projekteve
Kualifikimet e kërkuara për pozitat mësimore:
  • Diplomë universitare në drejtimet përkatëse (Gjuha Angleze / Gjuha Gjermane)
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Përvojë në mësimdhënie ose trajnime të mëhershme relevante (përparësi)
  • Aftësi për të punuar me fëmijë dhe të rinj në mënyrë kreative dhe motivuese
Kualifikimet për koordinatore projektesh:
  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Menaxhim, Edukim ose fusha relevante
  • Përvojë në menaxhim projektesh, shkrim aplikimesh/grantesh apo organizim eventesh (përparësi)
  • Aftësi shumë të mira në komunikim me partnerë dhe institucione
  • Njohuri të mirë të gjuhës angleze (e preferuar edhe njohja e gjuhës gjermane)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  1. Rezyme personale (CV)
  2. Diploma/Certifikata përkatëse
  3. Dëshmi të përvojës relevante në arsim ose projekte (nëse ka)
Si të aplikoni:
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë dokumentet ne email-in: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 10 gusht 2025