Komuna e Ferizajt ka shpallur konkurs për pranimin e 30 mësimdhënësve në institucione arsimore, duke hapur vende të lira pune në disa profile të arsimit të mesëm dhe profesional.
Sipas njoftimit, pozitat e shpallura përfshijnë mësimdhënës për lëndët dhe profilet: Mjekësore, Stomatologji, Elektroteknikë, Arkitekturë, Teknologji Informative dhe Komunikim (TIK), Matematikë, Gjuhë shqipe, Gjuhë gjermane, Fizikë dhe Biologji.
Kandidatët e interesuar mund të informohen për kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, afatet dhe detajet e tjera të konkursit përmes njoftimeve zyrtare të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Ferizajt.
Ky konkurs synon plotësimin e nevojave me staf mësimor në profile të ndryshme, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së procesit edukativo-arsimor në shkollat e komunës.
Për me shumë detaje ne DKA-Komuna e Ferizajit: ![]()
https://ferizaj.rks-gov.net/konkurset-njoftimet/…