Konkurs i hapur për vend pune nga Ministria e Arsimit

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka hapur konkurs për drejtor të Institutit Albanologjik të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i MASHT:

- Advertisement -

Titulli i pozitës së punës: Drejtor

Institucioni: Instituti Albanologjik – Prishtinë

I përgjigjet: Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik

- Advertisement -

Data e njoftimit: 14.10.2025

Afati për aplikim: 15.10.2025 – 13.11.2025

Vendi i punës: Prishtinë

Kandidati duhet t’i plotësojë kushtet si në vijim:

  1. Të jetë doktor i shkencave albanologjike i njërës nga fushat me të cilat merret Instituti Albanologjik (gjuhësi, letërsi, folklor, histori ose etnologji);
  2. Të ketë titullin kërkimor shkencor së paku bashkëpunëtor i lartë shkencor / profesor i asocuar;
  3. Të ketë vepra të botuara shkencore me rëndësi të veçantë në fushën përkatëse;
  4. Të ketë njohuri të dëshmuara për problematikën e studimeve albanologjike;
  5. Të ketë përvojë në udhëheqjen e institucioneve shkencore dhe të punëve kërkimore shkencore;
  6. Kandidati, me rastin e konkurrimit duhet ta paraqesë projektin katër (4) vjeçar për zhvillimin e punës kërkimore-shkencore si dhe të mbarëvajtjes së punëve të tjera në Institut;
  7. Preferohet që kandidati të njohë gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të huaj të rëndësishme, si dhe ndonjë gjuhë tjetër zyrtare të RKS.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Drejtori i Institutit Albanologjik – Prishtinë, ka detyrime dhe përgjegjësi të parapara me ligj, me Statut të Institutit të Institutit Albanologjik  Prishtinë:

  1. Udhëheq dhe e përfaqëson Institutin dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e veprimtarisë së Institutit;
  2. Udhëheq veprimtarinë e Institutit dhe ndërmerr masa për realizimin e saj;
  3. Kryeson Këshillin Drejtues, si dhe përkujdeset për zbatimin e vendimeve të tyre;
  4. Kryeson Këshillin Shkencor;
  5. Është urdhërues dhe përgjegjës për zbatimin e planit financiar të Institutit;
  6. Organizon punën dhe veprimtarinë e Institutit;
  7. Nxjerr aktin për sistematizimin e vendeve të punës sipas propozimit të Këshillit Shkencor;
  8. Nënshkruan kontratat e punës me punëtorët e Institutit Albanologjik;
  9. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me statutin e Institutit.

Kohëzgjatja e zgjedhjes: Mandati i drejtorit është katër vjet.

Kandidatët duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  • Kërkesën;
  • Biografinë (CV);
  • Certifikatën e lindjes jo më të vjetër se gjashtë muaj;
  • Dëshmi/diploma për nivelin e shkollimit (diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara);
  • Dëshmi për përvojë në udhëheqje;
  • Dëshmi për përvojën kërkimore-shkencore;
  • Projektin për zhvillimin e veprimtarisë së IAP-së për periudhën 4-vjeçare;
  • Vërtetim të lëshuar nga organi kompetent që vërteton se ndaj kandidatit nuk është duke u zhvilluar hetim.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATET

Zgjedhja e drejtorit të Institutit Albanologjik bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-Shkencore dhe Statutin e Instituti Albanologjik.

Dokumentet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh, kurse dokumentet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Kandidatët, dokumenteve të tyre duhet t’u bashkëngjisin kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon pozita për të cilën konkurrojnë.

Dokumentete kompletuara dorëzohen drejtpërdrejt në Institutin Albanologjik,adresa: Rr.Eqrem Çabej, nr.93,Prishtinë, 10000, si dhe në adresën elektronike:[email protected].
Për informata të hollësishme mund të kontaktoni administratëneInstitutitAlbanologjik, çdo ditë pune në tel: 038 249-867, prej orës 08:00 –16:00.