E shtunë, 22 Shkurt, 2025

KONKURS: Hapen vende pune për punonjës psiko-social në të gjitha shkollat

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit në Shqipêri, Evis Kushi, ka njoftuar se janë hapur vende pune për punonjës të shërbimit psiko-social, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Sapo kemi shpallur 📣 thirrjen për punonjës të shërbimit psiko-social në 🏫 shkolla, me qëllim 📈 fuqizimin e këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të nevojave në të gjithë 🇦🇱 territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.

Kjo procedurë 📄 këtë vit sjell edhe një risi, si përgjigje e kërkesave të vazhdueshme të vetë punonjësve psiko-social. Të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele brenda zyrës arsimore ku kanë tashmë emërimin e përhershëm, mund të dorëzojnë 📃 kërkesën me 📮postë në DRAP-in përkatës brenda datës ➡️ 4 gusht 2023.

Ndërsa për kandidatët që kërkojnë të punësohen për herë të parë, aplikimet janë të hapura deri në datën ➡️ 9 gusht 2023 dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet përsëri me 📮 postë në DRAP.

Shpalljet e vendeve 📄vakante bëhen sipas zyrave arsimore, në varësi të përfundimit të procedurave të lëvizjes paralele. Detajet e mëtejshme janë publike në çdo DRAP, ku edhe mund të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm.

Mirënjohje 🙏 të gjithë punonjësve të këtij shërbimi për punën dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve tanë dhe suksese të gjithë kandidatëve të rinj!

#PërArsimCilësor ✍🏻
#ShërbimiPsikoSocial

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...