Konflikti i interesit në Ministrinë e Arsimit, ministrja Nagavci jep lajmin e fundit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se për herë të parë kanë adresuar parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se Rregullorja është në diskutim deri më datë 27 korrik.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

Rregullore e brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në MAShTI

Për herë të parë kemi adresuar parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

- Advertisement -

Me qëllim të vendosjes së rregullave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në MAShTI dhe në institucionet vartëse, kemi hartuar Draftin e Rregullores së Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Ky dokument është hartuar në konsultim të ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ndër të tjera, Draft-Rregullorja e brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit parasheh:

?Obligimin për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit brenda MASHTI;

?Trajtimin e konfliktit të interesit nga autoriteti përgjegjës;

? Veprimet e ndaluara për zyrtarin e MASHTI-t;

? Angazhimi në punë jashtë institucionit;

? Obligimi, përgjegjësitë për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit;

? Identifikimi dhe raportimi i konfliktit të interesit në MASHTI;

? Mënyrat e trajtimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesit dhe;
? Sanksionet në rastet e konfliktit të interesit.

Draft rregullorja është në diskutim publik deri më datë 27 korrik andaj ju ftoj t’i adresoni komentet tuaja në linkun më poshtë: LINKU