Konfirmohet: Protestë më 8 prill, kërkohet që Qeveria të japë 100 euro për të gjithë të punësuarve në sektorin publik

- Advertisement -

Përmes komunikatës, BSPK ka bërë të ditur se protesta do të organizohet për shkak të “tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale”.

- paragrafi 1 -

Tutje, BSPK thotë se gjatë protestës do të kenë tri kërkesa, ndër to edhe dhënia nga 100 euro të gjithë të punësuarve në sektorin publik.

- Advertisement -

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK-së në hartimin e Projektligjit për Paga, dhe për shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, më 8 prill 2022 do të organizojë protestë në Prishtinë, me kërkesa: 1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga. 2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. 3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Vendimet e Mbledhjes së Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së

- Advertisement -

Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

29 mars 2022

Sot, e martë, më 29 mars 2022, Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbajti takimin e rregullt me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale dhe të zhvillimeve të fundit që kanë ndikuar fuqishëm në gjendjen ekonomiko sociale të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK-së në hartimin e Projektligjit për Paga, dhe për shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, më 8 prill 2022 do të organizojë protestë në Prishtinë, me kërkesa:

1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.

2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret nga Partneri Social – Qeveria se do të merret seriozisht me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve.

Kryetari i BSPK-së

Atdhe Hykolli