Konferenca e Microfinance Centre: KosInvest thellon kontaktet me partnerë ndërkombëtarë

- Advertisement5 -

Institucioni mikrofinanciar KosInvest ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Microfinance Centre (MFC), e cila u fokusua në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim në sektorin e mikrofinancës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij eventi, përfaqësues të KosInvest zhvilluan takime me partnerë potencialë ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e partneriteteve të reja strategjike dhe forcimin e bashkëpunimit ekzistues me institucione partnere.

- Advertisement - M1

Diskutimet u përqendruan në mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, inovacion në shërbimet financiare dhe mbështetjen e zhvillimit të sektorit të mikrofinancës.

703416350 1548808017248861 7395279612970005885 n

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - m2

IMF KosInvest mori pjesë në konferencën e organizuar nga Microfinance Centre (MFC), me fokus në zgjerimin e bashkëpunimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim institucional. 📊

Gjatë këtij eventi, ekipi ynë zhvilloi takime me partnerë potencialë ndërkombëtarë me synim krijimin e partneriteteve të reja strategjike, si dhe forcoi marrëdhëniet me partnerët ekzistues përmes diskutimeve mbi bashkëpunimin e ardhshëm, inovacionin dhe mbështetjen e sektorit të mikrofinancës. ✨

Pjesëmarrja në ngjarje të tilla na motivon të vazhdojmë misionin e KosInvest për ofrimin e shërbimeve financiare dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të komuniteteve që shërbejmë. 🙌

Shqip | English