E diel, 19 Janar, 2025

Koncepti i ri mësimor për klasën e parë dhe të katër ka mangësi të shumta

- Advertisement1-

Koncepti i ri mësimor për klasën e parë dhe të katër ka mangësi të shumta

Viti i parë i Konceptit të ri mësimor për klasën e parë dhe të katërt të arsimit fillor është shoqëruar me mangësi të shumta, shkruan Alsat.

- Advertisement -

Në hulumtimin e kryer nga Shoqata ZMAI dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur theksohet mungesa e kompjuterëve, tabletëve dhe internetit në klasa, asistentë të pamjaftueshëm për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mungesa e infrastrukturës për nxënësit.

Në këtë hulumtim paraqitet nevoja e librave të shtypur paralelisht me ato digjital.

“Kemi kushte joadekuate siç duhet sipas standardeve dhe normave ekzistuese, sipas rregulloreve ligjore ekzistuese në mjedise të caktuara. Këto janë kryesisht rurale, por duhet të pranojmë gjithashtu se në vitet e fundit është bërë shumë në drejtim të përmirësimit të atyre kushteve. Por, për të pasur një rrjet kombëtar shkollor në të cilin fëmija, pavarësisht nga mjedisi në të cilin rritet dhe zhvillohet, të ketë akses të barabartë në arsim, duhet të investojmë shumë më tepër burime, kohë dhe sigurisht fonde në mënyrë që të presim që të të kemi rezultate më të mira jo vetëm në testet kombëtare, por edhe në testet ndërkombëtare”, tha Viktor Mitevski, Shoqata për hulumtim dhe analiza ZMAI.

Në hulumtim thuhet se nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase ndërsa vijnë nga bashkësitë më të vogla etnike ju duhet më shumë kohë të përshtaten me programet mësimore. Gjithashtu paraqitet mungesë e kuadrit kualifikues që flasin gjuhën e bashkësive etnike.

Disa nga mësimdhënësit që u përfshin në këtë hulumtim vlerësojnë se programi mësimor për klasën e parë dhe të katërt është në shkallë më të lartë kundrejt moshës së fëmijëve dhe zhvillimit të tyre.

“Hulumtimi tregoi se mësimdhënësit vet kanë dëshmuar se kanë nevojë për trajnime. Ky është një sinjal i mirë se ata kanë dëshirë dhe përgatitje të përfshihen në trajnime shtesë që do t’u ndihmonte në realizimin e procesit mësimor në mënyrë cilësore. Çdo gjë që është e detyrueshme nuk mund të jep rezultate të mira. Jam e kënaqur që ata vet kërkuan, kanë nevojë për trajnime shtesë që të mund ta realizojnë konceptin e ri”, u shpreh Natasha Angjeleska, Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

- Advertisement -rrrrrrr

Rekomandimet që dolën nga hulumtimi thonë se Koncepti i ri mësimor është një bazë e mirë që ofron një kornizë se si duhet të zbatohet dhe zhvillohet procesi arsimor në vendin tone por se për të duhet të punohet shumë që të mund të zbatohet plotësisht në praktikë.

Hulumtimi është kryer në 48 shkolla të njëmbëdhjetë komunave të vendit: Vasilevë, Vallandovë, Veles, Karbinci, Kumanovë, Saraj, Nagoriçan i Epërm, Studeniçan, Qendër Zhupë, Çuçer Sandevë dhe Shuro Orizarë. Këto komunat janë specifike për faktin se në to mësimi zhvillohet edhe në gjuhët e bashkësive të tjera./ Alsat.mk

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...