“Komunikimi me serverë dështoi”, prindërit kërkojnë zgjidhje: Nga dje nuk po mund të kyçem në e-Kosova

- Advertisement -

Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nisi nga dita e djeshme, por pavarësisht thirrjes, platforma është jashtë funksionit.

- paragrafi 1 -

Përveç mungesës së instruksioneve se si të bëhet aplikimi nga prindërit, problem tjetër del të jetë ky i pamundësisë për tu kyçur në sistem.

- Advertisement -

Në grupin “Network Prishtina” një qytetare ka njoftuar se ajo që nga dita e djeshme ka tentuar të aplikoj në e-Kosova për tekstet shkollore por ska arritur.

“Komunikimi me serverë ka dështuar! Ju lusim të provoni më vonë”, kështu thuhet në vegëzen e paraqitur pas përmbushjes së të dhënave.