E enjte, 19 Shtator, 2024

Komunat me kapacitete të vogla për parashkollorët

- Advertisement1-

Tash e sa vjet banorët e fshatit Bardhosh janë duke kërkuar ndërtimin e një çerdheje publike. Prindërit ankohen se fëmijët po detyrohen t’i dërgojnë në çerdhe private. Me të njëjtin problem po përballen edhe shumë fshatra e qytete në vend. Njohësit e arsimit dhe sociologët e shohin të ndërlidhur përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm me zhvillimin ekonomik të vendit
Institucionet në vend vlerësohet se kanë mungesë vetëdijesimi për rëndësinë e edukimit parashkollor.

Në fshatin Bardhosh ka vite që kanë bërë kërkesë për hapjen e një çerdheje publike.

- Advertisement -

Në mungesë të saj, Mirdin Nura është detyruar që të dy fëmijët e tij t’i dërgojë në çerdhe private larg fshatit.

“Një çerdhe publike për Bardhoshin është shumë e nevojshme, për arsye që është vetëm një çerdhe private, dhe publike nuk ka hiç. Jemi detyruar t’i dërgojmë fëmijët në një çerdhe publike, apo private më larg. Ne kemi bërë shumë kërkesa për një çerdhe publike në Bardhosh, por ende nuk është hasur në veshin e duhur”, u shpreh Nura.

Njëjtë si fshati Bardhosh, edhe shumë fshatra e qytete përballen me mungesë të institucioneve publike parashkollore.
E ato institucione publike që janë përballen me kërkesa të mëdha për pranimin e fëmijëve.

“Kërkesa për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore janë të mëdha, por flasim në këtë rast për institucionin tonë. Në vitin e kaluar i kemi pasur diku rreth 140 kërkesa për mosha të ndryshme, ndërsa janë pranuar vetëm 36. Besoj që edhe këtë vit do të jenë kërkesat e njëjta apo do të rriten, varet krejt prej kushteve të cilat ne i paraqesim”, ka deklaruar Vlora Maliqi-Abdullahu, drejtoreshë në çerdhen publike “Fatosat” në Prishtinë.

Në Qendrën për Arsim në Kosovë e shohin të ndërlidhur përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm me zhvillimin ekonomik të vendit.

Në të njëjtin konkluzion kishte ardhur edhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë gjatë një raporti vite më parë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Probleme ka të shumta edhe në vetëdijesimin e institucioneve që të investohet më shumë në këtë nivel në hapjen e objekteve të reja, të cilat do të shërbenin për nivelin parashkollor, përndryshe kemi numrin e vogël të objekteve, që kryesisht janë të orientuara në zona urbane. Po gjithsej publike i kemi 49 institucione parashkollore, që është me të vërtetë pak për numrin e fëmijëve që kemi”, ka thënë Hana Zylfiu-Haziri nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

Për sociologun Jeton Brajshori, investimi në edukimin e hershëm është mundësi unike për t’i përgatitur fëmijët që të jenë anëtarë produktivë të shoqërisë.

“Në momentin që ne shkojmë në një ambient të ri, shohim diversitete të ndryshme, shokë të ndryshëm, mësojmë nga secili nga pak, kjo na ndihmon ta zhvillojmë personalitetin, na ndihmon të zhvillojmë edhe mendimet, të kemi një diapazon më të gjerë të mendimeve. Qysh në moshën e re kjo do t’iu ndihmojë që në të ardhmen të krijojnë një personalitet të fortë”, tha Brajshori.

Pjesa dërrmuese e komunave kanë vetëm nga një çerdhe publike në vend.

Disa nga drejtoritë e arsimit nëpër komuna të kontaktuara nga KOHA kanë thënë se janë në proces të ndërtimit të objekteve të reja. Kanë treguar se janë në pritje të planit të Ministrisë së Arsimit për edukimin e hershëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për këtë çështje nuk ka kthyer përgjigje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...