E diel, 19 Janar, 2025

Komunat kërkojnë që mësimi të fillojë më 27 shtator

- Advertisement1-

Në takimin e sotëm të Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.


Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator.

- Advertisement -

“Komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Kjo u konkludua në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi tha se çdo vendim për secilin skenar të zhvillimit të procesit mësimor, do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit.

Tutje, ai tha se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.

“Sfidë do tëmbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike. Kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë, që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimdhënëseve në mënyrë që të mos humbet mësimi”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deeri më 26 shtator.

Ende nuk dihet nëse MASHTI dhe Ministria e Shëndetësisë do të vendosin për fillimin e vitit të ri shkollor më 27 shtator.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...