Dita e parë e shkollës po afron.
Por, jo të gjithë nxënësit i kanë afër ambientet shkollore.
Për këtë arsye, komunat sigurojnë transportin e tyre nga fshatrat ku ata vijnë në zonat ku ndodhen shkollat, dhe anasjelltas.
Rreth 8 mijë euro, i ka kushtuar komunës së Suharekës sigurimi i këtij shërbimi, derisa me rreth 5 mijë euro, komunës së Rahovecit dhe asaj të Shtimes.
Diçka më pak se 5 mijë euro, transporti i nxënësve për një vit i kushtoi komunës së Shtërpcës, kurse 16 mijë euro asaj të Junikut.
Ende në procedura tenderuese janë komunat tjera të Kosovës.
264 mijë euro i ka të planifikuara komuna e Kamenicës që t’i shpenzojë për t’ua siguruar transportin nxënësve që vijnë nga fshatrat e saj.
Me prioritet e ka cilësuar edhe komuna e Gjakovës çështjen e bartjes së nxënësve, ku për këtë qëllim ka ndarë 164 mijë euro.
E Podujeva në 10 llote, ku varësisht largësisë së fshatrave variojnë edhe çmimet, ku totali i buxhetit është 125 mijë e 800 euro.
Shifër pothuajse të ngjashme, 108 mijë euro, ka destinuar komuna e Kaçanikut.
429 nxënës të komunës së Dragashit, u nevojitet të udhëtojnë me kilometra për të shkuar në shkollë.
Për transportin e këtyre nxënësve, kjo komunë ka ndarë mbi 85 mijë euro.
Shkollat nuk e kanë pasur të ditur se sa do të jetë numri i nxënësëve që do të zhvillojnë mësimet. Pas regjistrimit në shkolla, brenda kësaj periudhe të deritashme, atëherë kanë paraqitur kërkesën për zhvillimin e procedurës tenderuese, mirëpo që procedurat të zhvillohen brenda periudhës deri më 1 shtator, kërkohet procedurë e përshpejtuar.
Për transportin e nxënësve në pesë destinacione, komuna e Hanit të Elezit, ndau buxhet prej 31 mijë eurove. /Tëvë1