Komuna e Vitisë ndanë shpërblime në ditën e mësuesit për mësimdhënësit dhe shkollat e dalluara

- Advertisement5 -

Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe të drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, u mbajt sot një aktivitet ku u ndanë mirënjohje, lëvdata për mësimdhënësit, shkollat dhe nxënësit e dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2023/2024.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe kryetari i SBASHK-ut për Viti , Kemajl Bislimi i shpërndanë bashkërisht këto shpërblime.

- Advertisement - M1

Kryetari Haliti gjatë kësaj ceremonie mbajti edhe një fjalë rasti duke theksuar se ai dhe Vitia janë të nderuar dhe të respektuar sidomos me rezultatet të cilat i arrijnë studentët dhe nxënësit e kësaj komune në fushat e ndryshme.

Ai tha se ky sukses është edhe falë angazhimit të mësimdhënësve vitias në përcjelljen e dijes të gjeneratat e reja.

Kryetari Haliti potencoi se në këtë ditë të veçantë qeverisja komunale në Viti, përmes këtij aktiviteti dëshiron të falënderoj mësimdhënësit për këtë angazhim dhe të ju uroj 7 Marsin.

- Advertisement - m2

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e cila ndër tjerash tha se mësuesi nuk është vetëm transmetues i dijes, por edhe formues i karaktereve, inspirues i ëndrrave dhe mbështetës i aspiratave të çdo nxënësi.

Pas pjesës foljore u ndanë edhe shpërblime për shkollat fituese në garat e diturisë ku vendin e parë e kishte zënë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Dëshmorët e Vitisë” Viti, të dytën shkolla “Mirali Sejdiu”-Goshicë kurse të tretën “Kenan Halimi” -Skifteraj. Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe mirënjohje për mësimdhënësit të cilët më nuk janë në jetë.

FB IMG 1709806967323 FB IMG 1709806965144 FB IMG 1709806962717 FB IMG 1709806954875 FB IMG 1709806952170