Komuna e Vitisë hap konkurs për 7 drejtorë shkollash dhe një zëvendësdrejtor



nder titull

- Advertisement5 -

Komuna e Vitisë, përmes Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, ka shpallur konkurs për pranimin e drejtorëve në disa institucione arsimore të komunës.

- paragrafi 1 -

Sipas konkursit, pozitat e hapura janë për drejtorë në shkollat “Ndre Mjeda” në Kabash, “Mirali Sejdiu” në Gushicë, “Nazmi Pajaziti” në Radivojc, “Ahmet Hajdari” në Beguncë, “Safet Rexhepi” në Zhiti, “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll të Epërme, si dhe për drejtor në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

- Advertisement - M1

Po ashtu, konkursi përfshin edhe pozitën e zëvendësdrejtorit në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Shqip | English