Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Komunës së Shtimës është votuar vendimi për ndarjen e shumës për shtesat prej 100€ për Nënat Lehona.
Ky vendim është propozuar nga Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, dhe iniciuar në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Sipas njoftimit të komunës këto mjete do të jepen në mënyrë retroaktive, për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022.
Drejtoria përkatëse është në fazën e përgaditjes së procedurave dhe mënyrës së aplikimit.