Drejtoria Komunale e Arsimit në Shtime ka shpallur konkurs publik për plotësimin e 10 vendeve të lira të punës në institucionet arsimore të komunës, me kontrata me kohë të caktuar dhe të pacaktuar, për vitin shkollor 2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas konkursit, vendet e lira janë për mësimdhënës të lëndëve të ndryshme, përfshirë Edukatën Fizike, Teknologjinë Informative dhe Edukatën Muzikore, në disa shkolla të komunës, si: SHFMU “Emin Duraku” (Durak), SHFMU “Hasan Prishtina” (Godanc), SHFMU “Idriz Ajeti” (Jezerc), SHFMU “Lasgush Poradeci” (Muzqinë) dhe SHFMU “Bajram Curri” (Petrovë).
Pozitat e shpallura përfshijnë:
1 mësimdhënës i Edukatës Fizike;
6 mësimdhënës të Teknologjisë Informative (me norma të plota dhe të pjesshme);
3 mësimdhënës të Edukatës Muzikore.



