Komuna e Rahovecit konkurs për 140 bursa për stundentë dhe 30 për nxënës

- Advertisement -

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ka shpallur konkurs për 140 bursa për stundentë dhe 30 për nxënës, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Afati i aplikimit filloi sot dhe do të vazhdojë deri më 25 prill 2023.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Të dashur studentë dhe nxënës të komunës sonë!

Kam kënaqësinë të ndaj me ju njoftimin për shpalljen e konkursit për bursa për studentë dhe për nxënës.

- Advertisement -

Për herë të parë, komuna jonë këtë vit do të ndajë bursa edhe për nxënësit e shkëlqyeshëm të shkollave të mesme të larta, e që kanë kushte të dobëta ekonomike në familjet e tyre.

Bursat e parapara për t’u ndarë për këtë vit janë:

✅ 140 bursa për studentët

✅ 30 bursa për nxënësit e 3 SHML-ve dhe të IAAP-së.

Afati i aplikimit filloi sot dhe do të vazhdojë deri më 25 prill 2023.

Bashkëngjitur me këtë postim keni konkursin e shpallur sot!

Mbetemi të përkushtuar që t’u dalim në ndihmë nxënësve dhe studentëve tanë!