Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër mësimi fillon në të gjitha shkollat, shkruan AlbanainEducation.net.
Në njoftim thuhet se falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
Njoftimi i shkollës:
📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT
Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.
Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë. 🎒📚