Komuna e Prishtinës ndan 400 mijë euro për 175 tabela të mençura për shkolla

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka ndarë 400 mijë euro për furnizim me tabela të mençura për institucionet arsimore.

- paragrafi 1 -

Sipas të dhënave, me anë të këtij tenderi komuna pritet të furnizohet me 175 tabela të tilla.

- Advertisement -

Derisa, në këtë çmim përfshihet edhe montimi dhe trajnim 50 orësh për zyrtarët e IT-së së shkollave.Sipas kalkulimeve një tabelë e tillë do ketë kosto rreth 2,300 euro.

Në detajet e dosjes së këtij tenderi theksohet se tabelat e mençura, të llojit interaktive, do jenë me dimension 75 inç (195cm).Jetëgjatësia e këtyre tabelave do jetë mbi 50 mijë orë.
Kurse, garancioni për këto tabela është minimum 3 vite, maksimumi 5 vite.Në detaje tjera potencohet se operatori ekonomik duhet të angazhoj personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikimet shkollore si: Një Menaxher i kontratës bachelor apo master në fakultetin ekonomik, b) Minimum 1 person të Teknologjisë Informative – bachelor apo master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Nga komuna nuk janë dhënë më shumë detaje se për sa shkolla do jenë këto tabela dhe nëse do jenë për ciklin fillor apo mesëm.Një nga premtimet e kryetarit Përparim Rama ka qenë digjitalizmi në institucionet publike.Sa i përket fushës së arsimit komuna është në proces të ndërtimit të tri shkollave me partneritet publiko-privat (PPP). Derisa të enjten komuna nënshkroi marrëveshje për ndërtim të pesë shkollave tjera me procedurë të njejtë (PPP). /Kallxo.com