Komuna e Prishtinës me njoftim të ri pas anulimit të mësimit për sot

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim të ri pas anulimit të mësimit sot për shkak të kushteve atmosferike.

- paragrafi 1 -

Komuna thotë se ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe prindër,
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët e shkollave, ju njoftojmë se procesi mësimor për ditën e sotme anulohet.

Ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë.

- Advertisement -

Gjithashtu, Kryeqyteti ka aktivizuar Shtabin Emergjent për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë publike. Ju lutemi të ndiqni me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e kushteve.

Për çdo rast emergjent, ju lutemi kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.