E diel, 24 Nëntor, 2024

Komuna e Prishtinës i lë pa mësim nxënësit e fshatit Prapashticë

- Advertisement1-

I vetëm po mundohet të mësojë në shtëpi, pasi që nga e mërkura e kaluar i është pamundësuar vijimi i mësimit në shkollë.


Për Altin Ruhanin nga Prapashtica dhe 11 nxënësit e tjerë të shkollës “Dëshmorët 1921” është ndaluar transporti i organizuar nga Komuna e Prishtinës, pasi operatorit që bënte bartjen e tyre dhe të mësimdhënësve i ka skaduar kontrata më 24 nëntor.

- Advertisement -

Shkolla gjendet 6 kilometra larg shtëpisë së tij, përveç të ftohtit Altini nuk po mund të shkojë në këmbë për shkak të rrezikut nga kafshët e egra, pasi fshati shtrihet kryesisht në zonë malore.

Babai i tij, Halim Ruhani, thotë se Komuna është duke bërë “pazar” me nxënësit e fshatit.

“Fëmija janë prej të martës nuk ka transport e janë duke qëndruar në shtëpi. Nuk po mësojnë për shkak se i ka dalë oferta Komunës, çka po di unë problem i tyre, por po donë të bëjnë pazar me fëmijë, shkurt e shqip. Po mundohemi me i shti me m’su nga pak këtu vetë te shpija”, thotë Ruhani.

Drejtori i shkollës, Fatmir Zhdrella, ka thënë se disa nxënës dhe mësimdhënës po mundohen të gjejnë vetë mjet transporti.

Sipas tij, ka disa vjet që ka vonesa për këtë tender dhe më së shumti pasojat po i bartin nxënësit.

Komuna e Prishtinës ka shpallur njoftimin për kontratën më 12 nëntor, vetëm 12 ditë para skadimit të kontratës, edhe pse ishin në dijeni për procedurat e gjata të prokurimit.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas tyre, kontrata nuk pritet të bëhet të paktën edhe për dy javë.

“K. Prishtinës organizon transport vetëm për nxënës dhe arsimtarë në SHFMU” Dëshmorët 1921” Prapashticë dhe SHFMU” Azemi Salihu” Dabishec. Linjat e transportit për nxënës dhe arsimtarë në shkollat SHFMU ”Dëshmorët 1921”, SHFMU” Azemi Salihu” Dabishec janë në procedura të prokurimit. Procedurat mund të zgjasin deri në mes të muajit dhjetor. K.Prishtinës në bashkëpunim me shkollat është duke shikuar format ligjore që sa më parë të organizojë transportin e nxënësve dhe arsimtarëve”, thuhet nga DKA e Prishtinës.

Sipas Ligjit për arsimin parauniversitar, komunat duhet të organizojnë transportin pa pagesë për fëmijët që jetojnë mbi 4 kilometra larg shkollës. /Koha/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...