E diel, 23 Shkurt, 2025

Komuna e Prishtinës fajëson MASHT-in: Nuk kemi njoftim me shkrim për shkëputje të kontratës kolektive

- Advertisement1-

Në dhjetorin e vitit 2022, Ministria e Arsimit mori vendim për shkëputjen e kontratës kolektive të nënshkruar mes Ministrisë dhe SBAShK-ut e cila mësimdhënësve u mundësonte mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimin e shujtës ushqimore, shpërblimin jubilar dhe përfitime të tjera për punëtorët e arsimit.

Sipas njoftimit aso kohe thuhej që kontrata shkëputet njëanshëm për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese.

- Advertisement -

Në këtë vendim të Ministrisë së Arsimit, nënvizohet rrëzimi i Qeverisë Hoti dhe rjedhimisht mungesa e legjitimitetit të qeverisë për të qenë palë në procedurë apo të nënshkruajë Kontratën Kolektive më SBAShK-un.

Paragrafi i parë i këtij vendimi, sipas njoftimit të MASHT-it, e bën të qartë mungesën e kompetencës në marrjen e vendimeve në rast të mocionit të mosbesimit dhe atij të shkaktuar nga mungesa e votave të duhura për votimin e Qeverisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kontrata Kolektive, thuhet tutje në këtë njoftim, është nënshkruar me datën 21 janar apo 30 ditë pas shpalljes së njoftimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastin KO95/20 dhe 26 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, thuhet në këtë dokument të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Kontrata Kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë, nuk është nënshkruar nga ana e Ministrisë së Financave, përderisa e njëjta parasheh obligime në emër të Ministrisë së Financave e cila nuk është palë nënshkruese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...