Klubi Solidar i Gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë është shpërblyer me vendin e parë në nivel kombëtar për vullnetarizmin edukativ, nën udhëheqjen e mentores së Ditës së Solidaritetit, profesoreshës Nora Taraku, shkruan AlbanianEducation.net
Falë angazhimit të saj të palodhshëm, përkushtimit profesional dhe shpirtit të theksuar humanitar, Prof. Taraku së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Bedri Pejani” realizoi një projekt njëvjeçar, i cili u vlerësua lart dhe solli këtë çmim të merituar për komunën.
Ky sukses i Pejës është një shembull frymëzues i bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, nxënësve dhe komunitetit, si dhe dëshmi se vullnetarizmi mbetet një nga mekanizmat më të rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë.
