Komuna e Obiliqit ndan 191 bursa për studentë

- Advertisement5 -

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Nga këta përfitues, 3 janë në nivel doktorature, 46 në studime master dhe 142 në studime bachelor.

- Advertisement - M1

Postimi nga kryetari i Obiliqit:

Sot kam nënshkruar vendimin për ndarjen e bursave për 191 studentë të komunës sonë.

Nga këta përfitues, 3 janë në nivel doktorature, 46 në studime master dhe 142 në studime bachelor.

- Advertisement - m2

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetit tonë. Mbështetja e të rinjve në arsim është një ndër prioritetet tona kryesore, sepse besojmë fuqishëm se dija dhe profesionalizmi janë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm.

Urime të gjithë studentëve përfitues! Ju dëshiroj suksese në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional. Komuna do të vazhdojë të jetë përkrah jush në çdo hap.