Komuna e Gjilanit ua paguan maturantëve ekskursionin

- Advertisement5 -

Dy vjet pasi mori vendim për ndalimin e ekskursioneve të maturantëve jashtë vendit, Komuna e Gjilanit ua ka paguar atyre, për të dytin vit radhazi, shpenzimet për këtë aktivitet.

- paragrafi 1 -

Të hënën, Komuna që udhëhiqet nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënshkruar kontratë me agjencinë e udhëtimit Sharr Travel për organizimin e ekskursionit për maturantët e shkollave të mesme.

- Advertisement - M1

Kontrata, e cila vlen 130 mijë euro, është publikuar sot në platformën e-prokurimi.

Në shkurt të vitit 2024, rreth dy vjet më parë, kryetari Hyseni kishte nxjerrë vendim përmes së cilit ndalonte ekskursionet jashtë Kosovës të maturantëve.

Sipas Hysenit, dukuritë negative që ndodhin në këto ekskursione dhe shpenzimet e mëdha të familjeve kishin qenë arsyeja e këtij vendimit. /Paparaci.

Shqip | English