E martë, 26 Nëntor, 2024

Komuna e Gjilanit s’e lë psikologen e shkollave të punojë, ia ndërron çelësin e zyrës

- Advertisement1-

Shqipe Kastrati-Haziri ka shërbyer në pozitën si Psikologe e Shkollave që nga viti 2007, pranë Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit. Mirëpo e njëjta tash e disa ditë është larguar nga puna. Ajo ka rrëfyer rastin e saj, derisa kryetari i Komunës, Alban Hyseni, na kërkoi të mos e mundojmë. Çka deklaruan ata?

Ani pse kishte kontratë të përhershme, Kastrati-Haziri ka treguar se në vitin 2018 ishte emëruar si Drejtoreshë në një çerdhe në Gjilan, duke lënë të ngrirë pozitën e saj në zyrat e DKA-së.

- Advertisement -

Pas përfundimit të mandatit katër vjeçar, ajo ka treguar se duke u bazuar në udhëzim administrativ është kthyer në pozitën e saj të mëparshme në janar të vitit 2023.

“Unë punoj në drejtori të arsimit nga vitit 2007, si psikologe e shkollave. Në vitin 2018 kam apliku në një çerdhe dhe i kom qëndru gati dhe e kom mbikëqyr si detyrë shtesë dhe jo si diçka tjetër. Thjesht themelimin, organizimin, menaxhimin gjitha ato. Kom apliku dhe e kom marr mandatin e parë për katër vjet. Dhe në vitin e fundit të mandatit me udhëzim administrativ jom njoftu që kom me vazhdu në vlerësimin e perfomancës. Vlerisimin e përfomancës për shkak të tensionit pruo-politik, është lënë në gjysmë, vlerësimi i brendshëm është kry, por jo edhe i jashtëm. Mirëpo duke e pa rrjedhën kam bërë kërkes për me u kthy në Drejtori të Arsimit sepse aty kam kontratën valide, që është edhe në udhëzim administrativ për drejtor/zëvendësdrejtor që është e specifikume që kur t’i përfundon mandati mundën me i kthy në vendin ku kanë punuar paraprakisht, pra është specifike që i ruhet vendi i punës,” – ka bërë të ditur për Nacionalen Kastrati-Haziri.

Alban Hyseni / Shkarkoi drejtoreshën e arsimit në Gjilan, deklarohet Alban Hyseni
Ajo më tej ka thënë se në bazë të udhëzimit administrativ ka bërë kërkesë që të rikthehet në vendin e mëparshëm, ku në janar të 2023 edhe është kthyer.

Ndër të tjera Kastrati-Haziri ka bërë të ditur se në fund të shkurtit nga Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria e Arsimit kanë thënë që kthimi i saj është kthim joligjor, me ç’rast kanë kërkuar largimin e saj nga puna.

“Dhe në bazë të kësaj kam kërku me u kthy, dhe jam rikthy në janar 2023, në çerdhe ka përfundu në fund të dhjetorit. Kom funksionu si gjithmonë në janar dhe në shkurt, mandej në fund të shkurtit presioni prej komunës, prej DKA-së kanë thënë që nuk është kthim ligjor dhe nuk është ruajt vendi i punës. Dhe mu drejtoheshin mua që duhna me shku me fol me kryetarin edhe unë nuk kisha nevojë me fol me kryetarin se kisha kontratë valide dhe nuk kisha vendim për shkëputje, dhe ju thojsha ta kem një nënshkrim atëherë unë vazhdojë për ankim dhe rrugët e tjera ligjore. Vendimin nuk e kanë bërë, mirëpo diskutime ka pas gjatë gjithë kohës mes komunës dhe DKA-së.” – është shprehur ajo për Nacionalen.

Kastrati-Haziri ka shtuar se në muajin mars është njoftuar verbalisht se nuk do ta marrë as rrogën, dhe e njëjta ka treguar se ka marrë email me sugjerim “mos vazhdo me ardhë në punë”. Por, përkundër të gjithave ajo sërish ka vazhduar punën e saj.

- Advertisement -rrrrrrr

Megjithatë, ajo ka rrëfyer se javën e kaluar është përballur me një situatë të pakëndshme, kur e ka kuptuaar se dera e zyrës së saj është mbyllur me ç’rast i është ndërruar edhe çelësi i derës, dhe sipas saj nga komuna dhe DKA-ja kanë krijuar ambient që ajo të mos vazhdojë punën. Rasti është lajmëruar edhe në polici.

“Në mars jam njoftu verbalisht që as rrogë nuk kam me pas në muajin mars. Por unë prap kom vazhdu. Në vend të vendimin e kam marrë një sugjerim përmes emailit me sugjerim ‘mos vazhdo me ardh në punë’, por unë prap kom vazhdu me shku në punë. Vendim nuk ka pas dhe vazhdoj mos me pas, kontratën vazhdoj me pas valide, kjo është jo e kapshme, jo e bazume dhe joligjore edhe jom tregu e matur duke heshur dhe atyre ju ka pengu edhe kjo. Javën e kaluar kam shku në punë kom tentu me hap derën e zyrës dhe nuk është hap, dhe ai kolegu jam i zyrës që ka qenë, ia kishin ndërruar zyrën dhe unë nuk kisha mundësi me hy brenda. E kanë kriju ambientin që unë me pas mundësi me vazhdu edhe atë ditë e kom konfirmu në tri zyre kompetente, ishte shumë tronditëse për mua, nuk mujsha me besuar që ka ndodh, edhe e kom konfirmu që nuk po mundëm me hap derën, është ndrru cilindri. Jom dal edhe jom shku në polici kom raportu, sepse e konsideroj se është objekt shtetëror dhe jopersonale.”

greva / Mu në kohën kur s’po i binden për grevën, Alban Hyseni shkarkon “për nepotizëm” drejtoreshën e Arsimit
Shqipe Kstrati-Haziri në fund ka thënë se largimi i saj nga puna ka tendenca politike.

“Ky largim i imi ka tendenca politike, nuk është tu dashtë me emëruar dikon tjetër komuna aty por është fitore që e kanë shkaku d.m.th. “një ma pak”. Krejt gjuetia që ka fillu është një sukses për ta. Jam duke i ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe nuk kam marrë asgjë personale.” – ka përufnduar ajo.

Kryetari i Komunës: Mos më mundoni
Gazeta Nacionale ka tentuar disa herë që të marrë një përgjigje nga Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Nacionale ka kontaktuar edhe me kryetarin, Alban Hyseni, por ai na kërkoi që “mos ta mundojmë për këto çështje”.

Hyseni është munduar që të arsyetojë edhe drejtoreshën Demiri, duke thënë se “ka mundësi që është e zënë sepse është drejtori e madhe”

“Ka me bë drejtoria e Arsimit një reagim, t’u kisha lut mos mem mundu me këto, e kemi drejtorinë. Ka mundësi që drejtoresha është e nxane me punë sepse është drejtori e madhe. Unë tash jam në shpi tu pushu dhe i kam edhe disa takime të tjera. Drejtoresha ka me bo një reagim dhe e shifni çfarë ka ndodhë.” – ka thënë Hyseni. / NACIONALE

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

Profesoresha Dafinë Beqiri - Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të...

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...