Drejtoria e Arsimit në Drenas ka shpallur konkurs për ndarjen e 200 bursave komunale për studentët e nivelit baçelor për vitin akademik 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐧𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐧 𝟐𝟎𝟎 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐁𝐚𝐜̧𝐞𝐥𝐨𝐫
Drejtoria për Arsim e Komunës së Drenasit ka shpallur konkursin për ndarjen e 𝟐𝟎𝟎 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 për studentët e rregullt të nivelit 𝐁𝐚𝐜̧𝐞𝐥𝐨𝐫 për vitin akademik 𝟐𝟎𝟐𝟓/𝟐𝟎𝟐𝟔.
Bursat në vlerë prej 𝟓𝟎𝟎 euro secila do të ndahen për studentët e Komunës së Drenasit që studiojnë në 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, në të gjitha drejtimet e studimit. Numri i bursave mund të rritet në varësi të buxhetit të komunës dhe donatorëve.
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞̈:
Studentët banorë të Komunës së Drenasit;
Studentët e rregullt në universitetet publike të Kosovës (nga viti I deri në vitin VI);
Studentët që nuk kanë përsëritur vitin akademik.
Përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të pikëve, ku merren parasysh nota mesatare dhe kategori të veçanta si: statusi social, gjendja ekonomike, drejtimet deficitare, dhe kriteret familjare apo shëndetësore.
Për më shumë rreth bursës, klikoni këtu. https://gllogoc.rks-gov.net/…/Konkursi-per-bursa…
Aplikimi:
Aplikacionet dorëzohen nga data 𝟏𝟒 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟖 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, në objektin e Komunës së Drenasit, Rr. “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” Nr. 2, kati i parë, Zyra me Shërbime me Qytetarë, sportelet 10, 11 dhe 12, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.
Formulari i aplikimit mund të merret në 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 ose të shkarkohet në faqen zyrtare të komunës. (https://gllogoc.rks-gov.net/…/Formular_i_Aplikimit_per…)
Përfituesit do të njoftohen pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes.