Drejtoritë komunale në arsim po shpallin vende të lira pune për mësimdhënës/e për vitin e ri shkollor që nis nga shtatori.
Edhe Drejtoria për Arsim në Komunën e Drenasit ka shpallur konkurs për 52 vende të lira të punës.
DKA e kësaj komune po kërkon 9 asistent për persona me nevoja të veçanta, 4 psikolog, 7 edukatore, 28 mësimdhënës dhe 4 punëtor teknik.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit të konkursit më 13.06.2025 deri më datën 12.07.2025. /AlbanianEducation.net/.