Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka njoftuar të gjithë studentët përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2025/2026, sipas listës së publikuar më 07.11.2025, që nga numri rendor 1 deri në 200, të paraqiten për nënshkrimin e kontratës.
Nënshkrimi i kontratave do të bëhet më 24 nëntor 2025 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Kulturës (objekti i vjetër i Komunës).
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Drejtoria Komunale e Arsimit
Të gjithë të studentët përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2025/2026, sipas listës së përfituesve të bursës të datës 07.11.202, njoftohen që prej numrit 1 deri 200, të marrin pjesë me datën 24.11.2025 (e hënë) prej orës 10:00 në sallën e Kulturës (objekti i vjetër i Komunës), për të nënshkruar kontratën për dhënien e bursës komunale
Faleminderit për mirëkuptim!
