- Advertisement -
Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka anuluar konkursin për pozitat e lira në arsim.
- paragrafi 1 -
Përmes një njoftimi, Komuna thotë se ky vendim vije për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe mbingarkesës në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Arsim (SIMBNJ), janë evidentuar disa lëshime teknike gjatë procesit, shkruan AlbanianEducation.net.
- Advertisement -
Njoftimi:
Njoftim zyrtar – Anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim
Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe mbingarkesës në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Arsim (SIMBNJ), janë evidentuar disa lëshime teknike gjatë procesit.
Për këtë arsye, anulohet Konkursi me numër referent RN00018002, i datës 12.06.2025, për pozitat e lira të punës në sektorin e arsimit.
Informacione të reja lidhur me hapjen e konkursit do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Komunës dhe ne sistemin e SIMBNJ-së.
Faleminderit për mirëkuptim!