E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Komuna e Deçanit synon të vendosë kamera brenda klasave në shkolla, mësimdhënësit kundër

- Advertisement1-

Një nismë e ndërmarrë nga Komuna e Deçanit për të parandaluar ngacmimet seksuale në shkolla po kundërshtohet nga mësimdhënësit.

Ata janë kundër vendosjes së kamerave nëpër klasa. Kundër jetësimit të nismës është deklaruar edhe komisionerja për informim dhe privatësi. Por, në autoritetet komunale theksuan se nuk shohin masë tjetër për parandalim dhe për sigurinë e nxënësve përpos vendosjes së kamerave.

- Advertisement -

Komuna e Deçanin synon ta bëjë parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet seksuale në shkolla përmes vendosjes së kamerave vëzhguese brenda klasave.

Por, këtë po e kundërshtojnë disa mësimdhënës.

“Nëse instalohen nëpër dhomat e mësimit, nëse vendosin, i bie që fëmijët duan t’i ruajnë prej mësuesit, ose të kundërtën mësuesin ta ruajnë nga fëmijët. Për ne si mësimdhënës është një fyerje”, ka thënë Adem Lushaj – mësimdhënës në SHFMU “Rexhep Kadrijaj”.

Edhe në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” thonë se të gjithë mësimdhënësit janë deklaruar kundër.

“Në njëfarë forme ata nuk ndihen rehat në qoftë se kamera është mbi kokën e tyre dhe e kanë kundërshtuar atë, edhe pse kjo me njëfarë forme për menaxhmentin do të ishte më e lehtë në menaxhimin e shkollave, kur edhe inventarin por edhe problemet që mund të vijnë nga nxënësit delikuentë mund t’i evidentosh më lehtë”, ka thënë Qazim Maloku – drejtor në SHFMU “Lidhja e Prizrenit.

E, prindërit e nxënësve shprehën mendime të ndryshme.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nxënësit nuk marrin vesh, por ne si prindër marrim vesh… ne si prindër ishim ndier më të sigurt”, ka thënë Burim Selmanaj, prind.

“Sigurisht që po, është më e rrugës me i pasë kamerat”, ka thënë Osman Hiseni, prind.

“Ne kemi besim të shkollat në përgjithësi, se është organizimi shkollor brenda shkollës dhe jashtë shkolle janë organet e sigurisë që merren me çështjen e sigurisë”, ka thënë Naim Idrizaj, prind.

E, autoritetet komunale theksuan se aktualisht janë në fazën e marrjes së mendimeve në shkolla.

Në një përgjigje të shkruar drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, theksoi se vendimi për vendosjen ose jo të kamerave do të merret tek pasi të pranohen përgjigjet nga mësimdhënësit dhe prindërit, dhe pas konsultimit me ligjin.

“Nuk kemi marrë vendim, por është vetëm kërkesë. U kemi dërguar shkresa shkollave që të marrim përgjigje nga mësimdhënësit dhe prindërit nëse janë pro apo kundër vendosjes së kamerave. Pasi të marrim përgjigje nga mësimdhënësit dhe prindërit, do të konsultohemi me ligjin për të parë nëse kemi të drejtë apo jo të vendosim kamerat. Nuk po shohim masë tjetër për parandalim dhe për sigurinë e nxënësve”, ka thënë drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj.

Por, komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, thotë se vendosja e kamerave brenda në klasa nuk është e lejuar.

“Kamerat janë të lejuara vetëm në korridore dhe në hapësirat jashtë brenda perimetrit ku shtrihet edhe dendësia e vetë shkollës. Vëzhgimi i kamerave bëhet me vendim të caktuar, me vendim nga ana e drejtorit të shkollës dhe ajo duhet të përdoret vetëm për qëllimet e sigurisë së objekteve dhe sigurisë së nxënësve dhe vetë mësimdhënësve”, ka thënë Sogojeva.

E, në Drejtorinë e Arsimit në Deçan theksuan se nuk shohin masë tjetër për parandalim dhe për sigurinë e nxënësve përpos vendosjes së kamerave.

Nisma u ndërmor pasi një mësimdhënës i shkollës “Lidhja e Prizrenit” u arrestua muajin e kaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj nxënëses së tij të klasës së shtatë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...