Komuna e Deçanit ndan 217 bursa për studentët meritorë, vlera 400 euro

- Advertisement -

Komuna e Deçanit ka ndarë 217 bursa komunale për studentët meritorë, secila në vlerë prej 400 eurosh, duke shënuar numrin më të lartë të përfituesve deri më sot, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka dhënë njoftimin ka thënë se ky është një nga investimet më të rëndësishme të komunës në mbështetje të arsimit dhe të rinjve.

- Advertisement -

Njoftimi i kryetarit Bashkim Ramosaj:

🎓 “217 bursa komunale për studentët meritor të Deçanit, secila në vlerë 400 euro!
Ky vit shënon një rekord të veçantë, me një numër të madh fituesish, duke dëshmuar angazhimin tonë për të mbështetur më shumë studentë në rrugëtimin e tyre arsimor, një angazhim që vazhdon të realizohet me përgjegjësi dhe transparencë.

Investimi tek të rinjtë dhe arsimi i tyre mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë.

- Advertisement -

Urime të gjithë studentëve përfitues, suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik!”

1 3

2 5

3 2

4 2

5 3

6 1