E shtunë, 18 Janar, 2025

Kompania Pestova iu dërgon Vipa Chips nxënësve të klasës së parë të shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë me rastin e përfundimit të vitit shkollor

- Advertisement1-

Dita e premte, 22 qershor, ishte dita e fundit e mësimit në shkollat e Kosovës, kurse nxënësit e klasave të para do të marrin librezat të hënën më 24 qershor.

Në ditën e fundit të mësimit, kompania Pestova nga Vushtrria në bashkëpunim me AlbanianEducation.net iu ka dërguar Vipa Chips nxënësve të klasave të para të shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë për t’i përgëzuar kështu për rezultatet në mësime dhe për t’iu uruar pushime sa më të mira.

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës, Myrvete Tahiri, por edhe mësimdhënëse dhe nxënësit kanë falënderuar kompaninë Pestova që ju dërguan produktin e tyre të preferuar, çipsin Vipa.

Nga muaji shtator, kur fillon viti i  ri shkollor, produkte të Vipa Chips do të dërgohen edhe nê shkolla tjera të vendit.

AlbanianEducation.net e falënderon kompaninë Pestova dhe pronarin Bedri Kasumi që po i gëzon nxënësit e Kosovës duke i dhuruar të vegjëlve produktin e tyre të preferuar Vipa Chips, njëkohësisht e falënderon edhe për mbështetjen që na ka dhënë si media nga fillimi. /AlbanianEducation.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...