Kompania LIRI gëzon nxënësit e shkollës Model “Qamil Batalli”, iu dërgon paisje shkollore dhe biskota Sempre

- Advertisement -

Kompania më e madhe vendore LIRI vazhdon të sjell gëzim për nxënësit e shkollave fillore anekënd venddit.

- paragrafi 1 -

Të martën me datë 2 tetor nxënësve të shkollës Model “Qamil Batalli” në Prishtinë u janë dërguar pajisje shkollore dhe biskotën e preferuar Sempre.

- Advertisement -

Për dhuratat që i janë dërguar drejtori i shkollës ka falënderuar kompaninë LIRI.

- Advertisement -

Shkrimi i bërë nga shkolla Model “Qamil Batalli”, pasi kanë pranuar dhuratat:

Dhurata të Veçanta për Fëmijët Tanë 🎁

Sot, në shkollën tonë, u shënua një moment i veçantë dhe shumë emocionues!

Fëmijët e klasave përgatitore dhe shumica e klasave të para morën dhurata të bukura me pajisje shkollore, që do t’i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre arsimor. 🎒📚

Këto dhurata u mundësuan falë bujarisë së jashtëzakonshme të kompanisë së produkteve ushqimore Liri Prizren të cilët treguan një përkushtim të veçantë për mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve tanë.

Këto pajisje do të kontribuojnë në përmirësimin e përvojës së fëmijëve në shkollë, duke i ndihmuar ata të ndihen të përgatitur dhe të motivuar për mësim.

Një falënderim i veçantë shkon për znj. Albana Rexha, drejtoreshën e kopshtit “Buzëqeshja”, e cila, në cilësinë e nënës/prind i shkollës sonë, ndërmjetësoi këtë donacion kaq të çmuar. Kontributi i saj është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis prindërve dhe komunitetit të shkollës, për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Drejtori i shkollës, z. Liridon Maliqi, falënderon me mirënjohje të madhe kompaninë “Liri” për zemërgjerësinë e tyre dhe për këtë dhuratë të rëndësishme që do të sjellë shumë gëzim tek fëmijët tanë.

Një falënderim i thellë gjithashtu shkon për gjithë komunitetin tonë, i cili gjithmonë bashkëpunon për të mbështetur shkollën dhe nxënësit tanë.

🌟 Me këto dhurata, fëmijët tanë janë edhe më të përgatitur për sfidat dhe sukseset që i presin në këtë vit shkollor. 🌟