E premte, 20 Shtator, 2024

Komisioni për Arsim përfundon me përplasje, por pa zgjidhje për të dalë nga greva

- Advertisement1-

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit e Arsimit, ku sërish u shoqërua me përplasje të mëdha mes përfaqësuesve të institucioneve dhe atyre të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Në fund, përveç përplasjeve, zgjidhje që nxënësit të kthehen në shkollë nuk u gjet. Megjithatë, përfaqësuesit e BSPK-së u zotuan se do ta marrin në konsiderat një kërkesë të kryetarit të Komisionit, Ardian Gola.

Fillimisht, ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantoi masat që i kanë ndërmarrë për ta përballur inflacionin, me të cilat ai thotë se do të ndihmohen edhe mësimdhënësit. Murati akuzoi SBASHK-un se gjatë rrugës ka ndryshuar kërkesat, pasi pretendon se kërkesat fillestare të tyre janë plotësuar. Ai shtoi se anëtarësia e SBASHK-ut nuk është njoftuar për ofertën e re të Qeverisë.

- Advertisement -

Mirëpo, Ymer Ymeri nga këshilli grevist i BSPK-së ka thënë se mënyra se si i është qasur diskutimit ministri i Financave tregon se ai nuk është i interesuar për të arritur marrëveshje.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me grevistët janë pajtuar pothuajse për të gjitha kërkesat, përveç asaj për 100 euro.

“Pika e vetme ku unë dhe kolegët e mi nuk kemi arritur një mirëkuptim është kërkesa e parë që të përcaktohet një shtesë në vlerë prej 100 eurove. Ne kemi kërkuar që SBASHK-u të mos vijë me një kërkesë të tillë e cila pamundëson zgjidhjen e grevës”, ka thënë Nagavci.

Por për këtë reagoi Ymeri, i cili ka thënë se po keqinterpretohen gjërat. Ai shtoi se tri kërkesat e shpalljes së grevës nuk janë plotësuar.

Nagavci e Murati kërkuan nga grevistët që të pranohet oferta prej 50 eurot, e cila sipas tyre do të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm. Ata bën thirrje që mësimi të fillojë, ndërsa dialogu social të vazhdojë.

Mirëpo, këshilli grevist nuk ka dhanë shenja që do ta ndryshojë qëndrimin.

- Advertisement -rrrrrrr

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, ka dhënë një propozim për Sindikatën që t’i përdorin notat si protestë sindikale, që fëmijët të kthehen në shkolla. Kjo të vazhdojë, sipas Golës, derisa të gjendet një zgjidhje mes Qeverisë dhe BSPK-së.

Por Ymeri nga BSPK-ja ka thënë se zbutja e masave të grevës do t’i jepte arsye edhe më shumë Qeverisë për mosreflektim. Megjithatë, ata i premtuan Golës se do ta diskutojnë propozimin e tij dhe madje do ta ftojnë në takimin e anëtarësisë.

Deputetët e opozitës të pranishëm në Komision kanë kërkuar që të dyja palët e përfshira në këtë çështje të gjejnë një kompromis që nxënësit të kthehen në shkolla.

Në Komision nuk ishte i pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...